Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është shfaqur sërish para mediave pas triumfit në finale e Superkupës së Spanjës kundër Realit.
Këtë herë ai ka folur për ndeshjen e 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretit, me katalanasit që presin sonte në mbrëmje Betisin. Hansi Flick e pranoi në konferencë se skuadra është e lumtur për suksesin në Superkupën e Spanjës, për trofeun dhe për mënyrën se si luajtën ndaj Realit të Madridit.
Por gjermani nuk beson se fitorja zhurmëmadhe (5-2) do të shpërqendrojë lojtarët dhe, në fakt, ai ishte i bindur se kjo fitore do t’i motivojë ekipin e tij të vazhdojnë të rritet dhe të fitojë.
Betisi – “Për mua është e rëndësishme, që pas fitores së madhe kundër Realit të Madridit, ta vërtetojmë këtë edhe ndaj Betisit. Duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe duam të fitojmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Normalisht, unë u përgjigjem gjërave ashtu siç i ndjej.
Por përpiqem të mos e teproj.
Ndaj sinqerisht e them ishte një fitore e madhe.
Fituam kundër Realit dhe me atë rezultat…
Duhet të jemi krenarë", tha Flick.