Shqiprim Taipi, i cili së fundmi luante në Kazakistan me skuadrën e Zhetysu Taldykorgan, ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar, duke nënshkruar me SC Gjilanin e Ardian Nuhiut.
Do të jetë kjo hera e dytë që Shqiprim Taipi do të veshë fanellën e SC Gjilanit, nga e cila skuadër qershorin e vitit që lamë pas, përforcoi rradhët e skuadrës së Zhetysu Taldykorgan në Kazakistan, aty ku ka luajtur gjithashtu edhe për Kaspiy Aktau.
Në futbollin elitar të Kosovës, Taipi, përveç me Gjilanin, ka luajtur edhe me Prishtinën, ndërsa i njëjti është i njohur edhe për futbollin tonë vendor, ku ka luajtur për gati 4 vite.
Ai në Maqedoninë e Veriut ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Horizont Turnovën dhe FC Shkupin, derisa karrierë ka bërë gjithashtu edhe në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat e Skënderbeut dhe Kukësit.