Ancelotti: Gabuam shumë në mbrojtje ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Ancelotti: Gabuam shumë në mbrojtje ndaj Barcelonës

Real Madridi kthehet në fushë sot, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit kundër Celta-s, pas humbjes së rëndë në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës.

"Është një mundësi e rëndësishme, që vjen pas një ndeshjeje të keqe, e cila na ka lënduar shumë.

Sidoqoftë nuk jemi dorëzuar, duhet të reagojmë. Dua që skuadra të ketë një reagim të fortë pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit", – tha Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

Çfarë do të ndodhë me Tchouaméni pas rikthimit të Alaba?

Jam i bindur që Tchouaméni ka bërë mirë si qendërmbrojtës. Të dhënat flasin për këtë, duke marrë parasysh që nuk është pozicioni i tij ideal. Sapo të kalojë emergjenca dhe Alaba të rikthehet, ai do të kthehet në pozicionin e tij të zakonshëm si mesfushor qendror.

A ishte humbja ndaj Barcelonës një hap pas?

Sigurisht që është një hap pas, por duhet të ecim përpara. Jemi të pozicionuar mirë në të gjitha kompeticionet. Ishte një ndeshje e keqe, kemi bërë shumë gabime, por gjithmonë e kemi gjetur zgjidhjen. Duhet të ecim përpara. Mungesa e përkushtimit është kolektive, jo individuale. Vlerësimi për ndeshjen ishte shumë i dobët në aspektin mbrojtës, nga të gjitha pikëpamjet. Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar.

Në shtator ke thënë se kjo skuadër është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar

Ka rini, energji, cilësi, përkushtim… Nuk arrin gjithmonë ta tregojë veten, por është një skuadër me vlera të mëdha. Kam besim të plotë te kjo skuadër, e cila ka fituar tashmë Kupën Interkontinentale dhe Superkupën e Europës.

Ndaj Barcelonës ishte një ndeshje e keqe, e paguam shtrenjtë, por kjo është pjesë e futbollit. Do të luftojmë deri në fund, si gjithmonë. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre, por unë kam besim të plotë te lojtarët që stërvis përditë, veçanërisht tek ata që aktualisht nuk po tregojnë versionin e tyre më të mirë.



Read it all at Bota Sot