Skuadra e famashme në Zvicër, Schaffhausen është bërë me pronar të rinj.
Fitim dhe Boletin Hasani kanë marrë 100 për qind të aksioneve.
]Pronarët e rinj punojnë në Cyrih në industrinë e ndërtimit.
Ndërkohë si CEO i klubit mbetët një tjetër shqiptar, ai është Xhimi Berisha, i cili shprehet tejet i lumtur.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që me Fitimin dhe Boletinin arritëm të sjellim në bord dy njerëz të rinj, por shumë të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë aspirues të biznesit. Ne kemi shumë besim te kjo mbështetje që do t’i jap klubit një shtysë të vlefshme”, u shpreh Xhimi Berisha.
Një nga pronarët, Fitim Hasani thotë se qëllimi i tij është të forcojë klubin.
“Qëllimi ynë është ta forcojmë klubin edhe më tej në të gjitha fushat. Si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë infrastrukturor. Mezi presim të punojmë me të gjithë të përfshirët. Për ta bërë Schaffhausenin një klub edhe më të fortë”, u shpreh Hasani.
Schaffhausen bën gara në Ligën e Parë të futbollit zvicran, dhe tani është me 16 pikë në pozitën e 10-të.
Në këtë skuadër luajnë gjashtë lojtarë shqiptarë: Orges Bunjaku, Brendon Abazi, Ermir Lenjani, Bujar Lika, Florian Hoxha dhe Arbnor Hasani