Gjithmonë është konsideruar si një sesion në tregun e transferimeve për të mbushur boshllëqet, ose për të rregulluar gabimet e verës.
Por merkato e janarit ka edhe disa rekorde në ato që vazhdojnë të konsiderohen mes transferimeve më të bujshme në historinë e futbollit.
Në vendin e parë është Felipe Coutinho.
Sulmuesi brazilian që rezuloi një “meteorit”, kaloi në vitin 2018 nga Liverpool te Barcelona për 135 milion euro.
Por te skuadra “blaugrana” nuk la shenjë, ndërsa tani flaka e tij është shuar krejtësisht.
Në vendin e dytë qëndron Enzo Fernandez.
Mesfushori argjentinas ishte transferimi më i rëndësishëm në janarin e vitit 2023.
Pas një tratative shumë të gjatë, Celsi arriti të bindë Benfikën, duke paguar 121 milion euro për kartonin e futbollistit, që tani mban shiritin e kapitenit te Blutë e Londrës.
Një vend nderi në treshen e parë mban Virxhil Van Dajk.
Holandezi u transferua në vitin 2018 nga Sauthemton te Liverpool për 84.6 milion euro, duke vendosur në atë kohë edhe rekordin për blerjen më të shtrenjtë sa i përket një mbrojtësi.
Pesëshja e parë e transferimeve më të shtrenjta në historinë e merkatos së janarit plotësohet me Dushan Vllahovic dhe Mikajlo Mydrik.
Sulmuesi serb kaloi në vitin 2022 nga Fiorentina te Juventus për 70 milion euro, ndërsa sulmuesi ukrainas u ble nga Çelsi në janar 2023, por për 70 milion euro nga Shakhtar Donjeck.