Prej disa muajsh, marrëdhënia mes Belgjikës dhe Domenico Tedesco ishte në nivelin më të ulët historik.
Pas një kampionati evropian katastrofik me “Djajtë e Kuq”, trajneri 39-vjeçar kishte kohë që ishte në dyshim (4 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje në vitin 2024).
Edhe pse së fundmi ai kishte deklaruar se ishte ende njeriu i duhur për të dalë nga kjo situatë, duket se drejtuesit e Federatës belge të Futbollit nuk kishin të njëjtin mendim.
Aq sa sot morën vendimin drastik për tu divorcuar nga trajneri italian.
“Kombëtarja mbyll kapitullin e saj me Domenico Tedesco. Faleminderit Domenico për angazhimin dhe pasionin gjatë dy viteve të fundit. Të urojmë më të mirën për të ardhmen!”, thuhet në deklaratën e Belgjikës.
Emri i zëvendësuesit të tij nuk është bërë ende i ditur, por së fundmi u përmendën emrat e Rudi Garcia (ish-trajneri i Napolit dhe Romës) dhe Thierry Henry (ish-trajneri i Francës U21 në Lojërat Olimpike të Parisit 2024).