Arabët kërkojnë me çdo kusht

- Bota Sot

Arabët kërkojnë me çdo kusht

Kampionët sauditë po kërkojnë një transferim të profilit të lartë për të zëvendësuar Nejmarin.

Kontrata e yllit brazilian skadon në fund të këtij sezoni dhe AlHilal mund të ofrojë ta bëjë Salahun një nga emrat e mëdhenj në Kupën e Botës për Klube të zgjeruar në SHBA gjatë muajve qershor dhe korrik. Sulmuesi i Liverpulit, i cili është në skadencë kontrate në “Anfield”, ka qenë i lirë të flasë me klubet e huaja që nga fillimi i këtij muaji.

Liverpuli refuzoi një ofertë prej 150 milionë paundësh për Salahun nga Al-Itihadi në gushtin e vitit 2023, duke e deklaruar lojtarin e tyre të pashitshëm. Një nga figurat më të fuqishme të sportit saudit, Turki Alalshik, postoi të mërkurën në “Facebook” një foto të montuar të Salahut me një fanellë të Al-Hilalit. Alalshik është kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit në Arabinë Saudite dhe është i afërt me sundimtarin de-fakto të Mbretërisë, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman. Alalshik ka organizuar investimin e madh të Arabisë Saudite në boks, por ai njihet gjithashtu për lidhjet e tij me Al-Hilalin.

Sulmuesi egjiptian, i cili do të jetë 33 vjeç në qershor, beson se është ende në kulmin e tij dhe mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë në Europë. Mediat kanë zbuluar edhe shifrat e mundshme

. Duke qenë se Salah mund të shkojë në Arabi pa kosto transferimi, burimet nga andej raportojnë se AlHilali mund t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila lojtari do të përfitonte 65 milionë paund në total.

Autori i 18 golave dhe 13 asisteve në 20 ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, ka përsëritur vazhdimisht se ai do dëshironte që të qëndronte në “Anfield”, por klubi deri tani nuk i ka ofruar një kontratë të re.

Salah do të gjente në Arabi Kristiano Ronaldon, i cili thuhet se ka arritur një marrëveshje 1- vjeçare për të rinovuar kontratën me Al-Nasr.

Ajo do ta konfirmonte portugezin futbollistin më të paguar në botë: 39-vjeçari fiton rreth 164 milionë paund në vit në Arabi, ndërkohë që 49 milionë paund të tjera vijnë për kontributin e tij jashtë fushe.



Read it all at Bota Sot