Moyes thotë se Broja do të mungojë më gjatë se sa pritej

- Bota Sot

Moyes thotë se Broja do të mungojë më gjatë se sa pritej

Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka thënë se sulmuesi shqiptar Armando Broja, mund të jetë jashtë fushe më shumë kohë se sa që mendohej. 

Sulmuesi së fundmi është lënduar vetëm njëzet minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e FA Cup mes Evertonit dhe Peterborough, duke u detyruar të largohej nga fusha.

Ai sapo ishte rikthyer në fushë pas më shumë se gjashtë muajsh pauzë për shkak të një lëndimi të rëndë. Aktualisht, Broja është pjesë e Evertonit si huazim nga Chelsea.

"Nuk është absolutisht e sigurt, por dëmtimi i tij tani do të zgjasë shumë më tepër sesa menduam fillimisht.

Është një nga opsionet që mund të jetë në dispozicion, por njerëzit përreth klubit po diskutojnë për këtë me Chelsea", ka deklaruar Moyes në një konferencë për shtyp.



Read it all at Bota Sot