Sulmuesi boshnjak Aldin Hrvanoviç sezonin pranveror do të luaj me fanellën e Sileksit.
26-vjeçari te skuadra nga Kratova vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Slloboda nga Tuzlla.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, i njëjti e ka zhvilluar në vendlindje, ndërsa për gati tre vite luajti edhe në Zvicër, me disa nga skuadrat e kategorive të ulëta.
Gjatë stinorit vjeshtorë, Hrvanoviç me Sllobodën në 12 ndeshje në elitën e futbollit boshnjak, shënoi dy gola, ndërsa i njëjti te Sileksi pritet të mbuloj rolin e fantazistit, duke ndihmuar vijën sulmuese.