Policia e Londrës ka lëshuar një apel për informacion në lidhje me tre foshnjat e braktisura nga të njëjtit prindër, të gjetura pas lindjes në lindje të Londrës.
Një shpërblim prej £20,000 ofrohet nga Crimestoppers. Foshnja ishte shumë e ftohtë dhe stafi i spitalit e quajti atë “Elsa”, pas personazhit të filmit të Disney-t “Frozen”.
Foshnja “Harry” u gjet në shtator 2017, e mbështjellë me një batanije, po ashtu menjëherë pas lindjes.
Foshnja tjetër “Roman” u gjet në temperatura ngricash në shkurt të vitit 2019, e mbështjellë në një peshqir të bardhë dhe e vendosur në një çantë blerjesh.
Foshnjat përfshijnë Elsa, e gjetur një vit më parë në një çantë blerjesh, Harry, i gjetur në shtator 2017, dhe Roman, i gjetur në shkurt 2019. Testet e ADN-së kanë konfirmuar se ata janë vëllezër dhe motra. Të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë ndryshuar emrat.