Goretzka “hero” i Bayernit në fitoren kundër Wolfsburg

- Bota Sot

Goretzka “hero” i Bayernit në fitoren kundër Wolfsburg

Leon Goretzka shënoi dy herë teksa Bayern Munich rriti avantazhin e tyre në krye të tabelës së Bundesligës në shtatë pikë, duke mposhtur VfL Wolfsburg 3-2 në Allianz Arena dhe duke ruajtur një rekord me vetëm një humbje në kampionat këtë sezon

Bavarezët nisën të kërcënonin që në fillim, me skuadrën e Vincent Kompany që arriti të marrë epërsinë pas 20 minutave dominimi. Goli erdhi nga Leon Goretzka, i cili mori topin nga Joshua Kimmich, avancoi përpara dhe bëri një një goditje të fuqishme nga kufiri i zonës, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë.

Avantazhi i vendasve zgjati pak, pasi mysafirët shënuan me rastin e tyre të parë vetëm katër minuta më vonë. Goli u realizua nga sulmuesi algjerian Mohamed Amoura, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi me zgjuarsi që e gjeti atë në zonën e penalltisë, duke bërë të mundur të harkonte topin drejt këndit të djathtë të poshtëm të portës.

Megjithatë, Bayern reagoi mirë pas golit dhe riktheu avantazhin me gjashtë minuta të mbetura nga pjesa e parë. Këtë herë Michael Olise mori topin në kufirin e zonës përpara se të gjuante drejt këndit të djathtë të poshtëm të portës.

Skuadra e Kompany vijoi aty ku e la pas pushimit, duke dominuar sërish dhe duke iu afruar shumë golit të tretë pesë minuta pas rifillimit të lojës.

Rasti erdhi pasi Kingsley Coman dërgoi një harkim në zonën e penalltisë ku ishte Sané, por goditja me kokë përfundoi disa centimetra larg shtyllës së majtë.

Goli i tretë më në fund erdhi, me Goretzka që shënoi të dytin e tij kur Olise dërgoi një goditje dënimi të shkëlqyer në zonë, të cilën Goretzka e devijoi për të shënuar golin e tretë.

Bayern pothuajse e mbylli gjithçka me një gol të katërt pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur Jamal Musiala doli përballë portës pas një pasimi nga Alphonso Davies, por gjuajtja e tij nga zona përfundoi jashtë.

Megjithatë, ishin mysafirët ata që ngushtuan rezultatin në minutat e fundit kur Amoura shënoi golin e tij të dytë pas një pasimi nga Tiago Tomás, duke dërguar topin në anën e djathtë të portës së Bayern-it.

Vendasit arritën të mbajnë rezultatin për të siguruar tre pikët, duke forcuar pozitën e tyre në krye të Bundesligës. Ndërkohë, Wolfsburg mbetet jashtë zonës europiane, me vetëm një pikë larg vendit të gjashtë, të zënë nga FSV Mainz.



Read it all at Bota Sot