Pesë gola në derbin e Italisë, Rrahmani feston në përballje me Gjimshitin

- Bota Sot

Pesë gola në derbin e Italisë, Rrahmani feston në përballje me Gjimshitin

Napoli i rrëmben tre pikë Atalantës në Bergamo duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Futbollisti Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. 

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, si zakonisht u paraqit nga minuta e parë për Napolin.

Për Atalantën shënuan Retegui (16) e Lookman (56) dhe për Napolin Politano (27), McTominay (40) e Lukaku (78’).

Pas javës së 21-të në Serie A, Napoli kryeson me 50 pikë, ka dy ndeshje më shumë e 6 pikë se Interi në pozitën e dytë. 

Atalanta renditet në vend të tretë me 43 pikë.



Read it all at Bota Sot