Arbitrave shqiptarë iu besohet ndeshja e Ligës së Evropës

- Bota Sot

Arbitrave shqiptarë iu besohet ndeshja e Ligës së Evropës

Katër gjyqtarë shqiptarë, të kryesuar nga Enea Jorgji, do të vendosin drejtësi në sfidën Eintracht Frankfurt-Ferencvaros në Europa League, takim që do të luhet të enjten në mbrëmje, në orën 21:00.

Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor i kësaj sfide, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj asistentët e tij. Edhe gjyqtari i katërt i kësaj sfide është shqiptar, kjo detyrë i është besuar Eldorjan Hamitit.

Nuk është më një risi fakti që arbitrat shqiptarë përzgjidhen për të drejtuar ndeshje në Kupat e Europës, pasi pothuajse çdo javë një skuadër gjyqtarësh shqiptarë ka vendosur drejtësi në Europa apo Conference League.

Ishte katërshja e arbitrave Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda u përzgjodh për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League, më 19 dhjetor 2024.



Read it all at Bota Sot