Guardiola nxit Fodenin

- Bota Sot

Guardiola nxit Fodenin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin e së ardhmes së tij afatgjatë në klub.

Sulmuesi norvegjez firmosi një kontratë të re me kampionët e Anglisë deri në vitin 2034, pasi ra dakord për një rinovim 9.5-vjeçar, që do t’i sigurojë atij një rrogë mbi 200 milionë paund. Ndërkohë, që për Fodenin ka qenë një sezon i vështirë, pasi nuk ka treguar cilësinë e tij të zakonshme këtë sezon, por po tregon shenja të kthimit në maksimumin e tij.

Sulmuesi i akademisë, i cili u kurorëzua si lojtari më i mirë i Premier Ligës sezonin e kaluar, ka shënuar pesë gola në tri paraqitjet e tij të fundit në Premier Ligë dhe Siti dëshiron t’ia rinovojë kontratën që skadon në 2027.

Pep tha për 24-vjeçarin: “Ai nuk duhet të largohet. Ai mund të jetë një njeri klubi të vetëm dhe të përfundojë karrierën e tij këtu dhe të luajë shumë e shumë vite me moshën, sasinë e golave, ndeshjeve, asistimeve dhe etikën e tij të punës.

Ne jemi me të vërtetë shumë të kënaqur që ai është sërish i lumtur dhe po shijon lojën e tij dhe kjo është pozitive për të gjithë ne”.

Kontratën e fundit në “Etihad”, Foden e firmosi dy vite më parë, ndërsa ai u shndërrua në një lojtar shumë të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolës.

Prej atëherë ai është shndërruar në një prej talenteve më të mëdhenj të Premier Ligës.



Read it all at Bota Sot