Rikthehen Shabani dhe Bojku

- Bota Sot

Rikthehen Shabani dhe Bojku

Pas një pauze bukur të gjatë, te Struga Trim Lum në një ndeshje futbollistike është rikthyer dyshja,

Bunjamin Shabani-Besmir Bojku.

Që të dy tashmë disa muaj ishin jashtë fushave të futbollit, ndërsa pa dyshim se për në stinorin pranveror, kjo dyshe do të jetë përforcimi më i madh i skuadrës kampione në fuqi, që ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit në kampionat.

Kujtojmë, kapiteni Shabani u dëmtua në fillim të sezonit aktual që në kuadër të xhiros së katërt në ndeshjen ndaj AP Brera.

Kapiteni ynë kishte dëmtuar klavikulën në atë ndeshje të 31 gushtit, ashtu që duheshe ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në supin e djathtë.

Tashmë kur gjithçka është në rregull, Shabani sërish është vënë në disponim të trajnerit Osmani, njëjtë sikurse edhe Besmir Bojku.

Ky i fundit skuadrës i ka munguar për plotë 10 muaj, pasi kishte pësuar një frakturë në këmbën e djathtë në ndeshjen e edicionit të kaluar në Shkup kundër Rabotniçkit.

Njëjtë sikurse, Shabani, edhe Bojku sot kundër ekipit të Debrecen luajtën për gjatë 45 minutave të para.

Kujtojmë Struga Trim Lum dhe Debrecen barazuan pa gola.



Read it all at Bota Sot