Vushtrria nuk e ka ndërmend që të ndalet me përforcime, me synime që të jetë sa më e kompletuar për pjesën e dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Vushtrria, pikësynim e ka rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Gëzim Krasniqi ka nënshkruar me FC Vushtrria!
Krasniqi na bashkohet nga KS Kastrioti i cili luan në pozitën e qendër-mbrojtësit.
Gëzimi ishte edhe pjesë e KF Bylis, KF Egnatia, KF Partizani, KF Kukësi, KF Erzeni etj.
Me fizikun dhe përvojen e tij ne besojmë se do të japë një kontribut të madh në fazën e mbrojtjes.
Le t’i japim Gëzimit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, njofton FC Vushtrria.