Lajme të reja vijnë nga aksi Milano-Manchester, ku du klubet kanë qenë në negociata të vazhdueshme prej ditësh për një transferim të mundshëm të Marcus Rashford drejt kuqezinjve.
ESPN raporton se Milan ka hequr dorë nga transferimi i Rashford për shkak se kuqezinjtë janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me anglezin tjetër Kyle Walker. Klubi kuqezi mund të nënshkruajë me vetëm një prej tyre për shkak të rregullave të Serisë A mbi nënshkrimet e huaja jashtë BE.
Dhe duket se Milan ka zgjedhur mbrojtësin e djathtë të City-t, por sërish nuk është tërhequr nga negociatat me Manchester United. Drejtuesit kuqezi po interesohen për dy sulmuesit e tjerë të “Djajve të Kuq”, që janë Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee.
Danezi ka luajtur në 17 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa holandezi ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë vetëm 1 assist. Të dy sulmuesit janë të hapur për të provuar një aventurë të re dhe Milan mund të ishte opsioni ideal për ta.