Skuadra rumune çmendet pas lojtarëve shqiptarë

- Bota Sot

Skuadra rumune çmendet pas lojtarëve shqiptarë

Drilon Hazrollaj është dëshirë e Rapidit të Bukureshtit.

Klubi rumun kërkon të afrojë një tjetër lojtar shqiptar, pasi më parë ka goditur me afrimin e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit.

Hazrollaj është pjesë e Malishevës prej vitit 2022, ndërsa ka spikatur në dy sezonet e fundit.

Në Rumani tregojnë se te Malisheva presin rreth 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kontrata e Hazrollajt është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kështu dhe Malisheva është e gatshme për largimin e tij në rast të ofertës së duhur.

Rapidi do të kthehej pas 1 viti për të afruar tjetër shqiptar të Kosovës, teksa i fundit është Florent Hasani.



Read it all at Bota Sot