Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha të martën në Davos se është i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën.
Ai u tha gazetarëve se është takuar me delegatin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ka thënë se pret që së shpejti në atë pozitë të emërohet danezi Peter Sorensen, raportojnë mediat në rajon.
“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera”, shpjegoi Vuçiq.
Ai njoftoi se do të bisedojë me amerikanët për këtë dhe të shohë se si do të vazhdojë.