Milan - Girona, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Milan - Girona, formacionet e mundshme

Rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve, me ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së grupit. Milani, me 12 pikë në klasifikim, ndjek ëndrrën për të hyrë direkt në 8 të parët, duke shmangur “play-off”-et. Një fitore kundër Girona do t’iu mundësonte kuqezinjve të siguronin matematikisht kalimin në fazën e mëtejshme (1/8 finale).

Megjithatë, duhet të kenë kujdes nga spanjollët, që janë pothuajse të eliminuar nga gara për vendin e 24-t, por duan ta mbyllin sa më mirë aventurën europiane. Trupa arbitrale do të drejtohet nga gjermani Tobias Stieler, ndërsa asistentët do të jenë Christian Gittelmann dhe Mark Borsch, me Matthias Jollenbeck si gjyqtar të katërt. Në VAR do të jetë Soren Storks, i asistuar nga Bastian Dankert.

Si vjen Milani – Në ndeshjen e fundit të fazës së grupit në shtëpi, kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-2-3-1. Në portë nuk ka dyshime, Mike Maignan do të jetë titullar. Në mbrojtje ka një balotazh të fortë mes Pavlovic dhe Tomori, me të parin si favorit për të formuar çiftin e qendrës me Gabbia.

Në krahët e mbrojtjes do të jenë Emerson Royal, i përfolur gjatë këtyre ditëve për t’u larguar në merkato, dhe Theo Hernandez. Bennacer dhe Fofana do të formojnë çiftin qendror të mesfushës, ndërsa Leao dhe Muash do të luajnë si krahë të Reijnders. Përpara, në majën e sulmit kuqezi, Morata është favorit ndaj Abraham për ta nisur titullar.

Si vjen Girona – Shpresat europiane janë të venitura për spanjollët. Michèl do të përdorë një formacion të ngjashëm me atë të Milanit, me Gazzaniga në portë dhe Frances, David Lopez, Krejci e Blind si mbrojtës.

Në mesfushë ka një dyshim për të tretin, që do të formojë repartin me Van De Beek dhe Romeu. Martin duket se është favorit ndaj Solis. Në sulm, referenca qendrore do të jetë Ruiz, me Tsygankov dhe Gil në krahë.



Read it all at Bota Sot