Egnatia nuk ndalet në këtë sesion të merkatos.
Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Eljon Sota, që ka firmosur me Egnatian deri në qershor të vitit 2027.
“Eljon Sota pjesë e kampionëve. Futbollisti ka firmosur ditën e sotme kontratën në prani të Presidentit dhe i bashkohet ekipit në stërvitje. Mbrojtësi do jetë pjesë e klubit deri në Qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ish-mbrojtësi i Partizanit rikthehet në Superiore, pas aventurës që zgjati 6 muaj në Korenë e Jugut.
Më herët Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimet Leo Melon, Mario Dajsinanit dhe Fernandos.