Reali vendos rekord

- Bota Sot

Reali vendos rekord

Real Madrid është tashmë klubi i parë në botë, që arrin 1 miliardë euro të ardhura në sezon.

Bëhet fjalë për edicionin e kaluar, 2023/24, ku “Football Benchmark” tregon se madrilenët kanë pasur 1.065 milardë euro të ardhura.

Të gjithë trofetë e fituar u reflektuan me rekordin në të ardhura, teksa kryesorët ishin Champions dhe kampionati. Reali ka pasur 251 milionë euro të ardhura nga ditët e ndeshjes, si asnjë klub tjetër.

Në anën tjetër 340 milionë euro i përkasin të drejtave televizive, ndërsa vetëm Siti me 343 milionë ka grumbulluar më tepër.

Ana komerciale me 474 milionë euro po ashtu e vendos atë mbi të tjerë.

Klubi i Manchester City dhe PSG e ndjekin, respektivisht me 838 milionë dhe 806 milionë euro të ardhura.

“Top 10” mbyllet me United, Barcelonën, Dortmundin, Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin.



Read it all at Bota Sot