Edhe pse ka qenë klubi më aktiv në merkaton e janarit dhe ka bërë disa goditje me vlerë të madhe, Pep Guardiola duket se nuk ka “të ngopur” dhe kërkon sërish transferime të reja.
Tekniku spanjoll i ka vënë syrin brazilianit të Barcelonës, Raphinha, i cili po shkëlqen këtë sezon me katalanasit duke shënuar 20 gola dhe ka dhënë 11 asiste deri tani.
“Qytetarët” janë gati të ofrojnë 90 milionë euro për të rikthyer në Premier League yllin brazilian, i cili më parë ka shkëlqyer aty me fanellën e Leeds United.
Për Raphinha-n, ka shfaqur interes dhe Arsenal, por oferta e tyre shkon deri në 65 milionë euro, e pamjaftueshme në krahasim me ofertën e City-t.
Me këtë operacion, Pep Guardiola synon jo vetëm t’i shtojë cilësi skuadrës së tij, por edhe të pohojë dominimin e tij në treg ndaj konkurrentëve të drejtpërdrejtë, siç është Arsenal-i në këtë rast.