Një seri prej gjashtë fitoresh në shtatë ndeshjet e para

- Bota Sot

Një seri prej gjashtë fitoresh në shtatë ndeshjet e para

Barcelona ka arritur të kualifikohet direkt në 1/8 e Ligës së Kampionëve pas fitores epike që arriti në Lisbonë kundër Benfikës të martën në mbrëmje.Një gol në frymën e fundit nga Rafinja i ka dha një sukses të çmendur 5-4 ekipit të Flik, që ka siguruar biletën direkt dhe shmangur 2 ndeshje shtesë në play-off. Blaugranat e kanë bërë këtë falë një serie të shkëlqyer prej gjashtë fitoresh në shtatë ndeshje.

Skuadra e Flik nuk e nisi mirë rrugëtimin në këtë Champions me humbjen në Monako (1-2) në një ndeshje që u kushtëzua nga dalja me karton të kuq të Erik Garsias. Që nga ai moment skuadra e Barçës ka qenë një avullore e vërtetë.

GJASHTË RADHAZI – Barcelona fitoi gjashtë ndeshjet e ardhshme me një efikasitet befasues në sulm. Jang Bojs Bajern Mynih, Cërvena Zvezda, Brest, Dortmund dhe Benfika ranë njëra pas tjetrës. Ajo që bie në sy është numri i golave që kanë shënuar në këto ndeshje. Barça është “makineria” më e mirë në Champions me 26 gola në shtatë ndeshje, një mesatare prej gati katër golash për takim.

PRECEDENTI – Një seri prej gjashtë fitoresh në shtatë ndeshjet e para të kompeticionit nuk kishte ndodhur prej dhjetë vitesh nga këto anë. Një ecuri e tillë ndodhte në sezonin 2014-2015 me Luis Enriken në stol.

Në atë sezon, Barcelona arriti gjashtë fitore, duke mposhtur Apoelin e Nikozias dhe Ajaksin në fazën e grupeve në dy raste, PSG-në dhe Mançester Sitin, në ndeshjen e parë të 1/8 e finaleve. Humbja e vetme ishte ndaj PSG-së në fazën në grupe (2-3) në atë që ishte debutimi i Ter Shtegen me fanellën e Barçës.

Kampionë në Berlin – Ajo seri vazhdoi fitimtare vazhdoi deri në fund dhe kulmoi me titullin e pestë europian në finalen e Berlinit kundër Juves dhe që u mbyll 3-1. Një precedent dhe ogur i mirë për atë që mund të ndodhë me Barcelonën këtë sezon… Në Liga gjërat nuk po funksionojnë plotësisht, por në Europë realiteti është shumë ndryshe. Dhe nëse vazhdojnë me këtë nivel, ata janë një nga favoritët e qartë për të fituar titullin.



Read it all at Bota Sot