Timoti Ueah ishte një nga lojtarët titullarë të Juventusit në barazimin zhgënjyes ndaj Bryzhit. Ai foli për mediat për të analizuar barazimin, gjendjen e skuadrës, por gjithashtu bëri një koment edhe për Dushan Vlahoviçin, që nuk është duke kaluar një moment të mirë.Si e komentoni ndeshjen kundër Bryzhit?
Ishte një mbrëmje e vështirë për ne. Donim të fitonim, por ndodh edhe kështu… Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të mirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë mirë së bashku në stërvitje dhe të qëndrojmë të fokusuar në ndeshjen e radhës kundër Napolit.
A është barazimi me Klub Bryzh një hap prapa?
Jo, është një rezultat negativ për ne, por duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Nuk ka mbaruar këtu. Nuk duhet të dorëzohemi, ishte thjesht një mbrëmje e keqe.
Çfarë ndeshjeje prisni të shtunën?
Një ndeshje të vështirë sepse Napoli po luan me shumë besim për momentin. Ne duhet të luajmë një ndeshje agresive me vendosmëri, cilësi dhe përqendrim. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet ta bëjmë.
Çfarë objektivash i keni vënë vetes në dhomat e zhveshjes? Ne duam të fitojmë çdo ndeshje, por futbolli është i tillë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku si një familje.