Shqiptohen mbi 2.100 gjoba trafiku në vend

- Gazeta e Prizrenit

Shqiptohen mbi 2.100 gjoba trafiku në vend

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 136 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 65 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit