Gjiganti italian gati të bëjë ofertën e parë për shqiptarin

- Bota Sot

Gjiganti italian gati të bëjë ofertën e parë për shqiptarin

Paraqitjet mjaft të mira me Empolin kanë bërë që Ardian Ismajli të jetë në qendër të vëmendjes në Itali.

Mbrojtësi kuqezi është në listën e Napolit në merkato prej një kohe të gjatë.

Në këtë afat kalimtar të janarit, presidenti i “bluve” Aurelio De Laurentiis po përgatitet t bëjë një ofertë për 28-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë.

Sipas italianes “Tuttosport”, oferta e Napolit për të siguruar shërbimet e Ismajlit pritet të jetë 8 milionë euro, të cilat mund ta bindin skuarën e Empolit.

Por fillimisht ekipi i drejtuar nga Conte duhet t’i bëjë gati valixhet Rafa Marinit, i cili nuk është në planet e trajnerit.

Villarreal është në ndjekje të mbrojtësit, për ta marrë fillimisht në huazim, lëvizje që do t’i hapte rrugën Ismajlit drejt Napolit.



Read it all at Bota Sot