Të premten mbrëma, gjatë natës finale të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova (BBVK), pesë finalistët e mbetur emocionuan publikun me leximin e letrave personale, që përshkruanin rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Këto letra, të mbushura me reflektime, kujtime dhe mesazhe inspiruese, ishin menduar të ofronin një pasqyrë unike të përvojës së tyre në BBVK.
Por përkundër faktit që përmbajtja e tyreishte shumë e bukur dhe artistike, duket se ka dyshime mbi vërtetësinë e tyre.