Tottenhami i Ange Postecoglou po kalon një moment të tmerrshëm në Premier League.
Spurs janë në zonën e rënies, 8 pikë më shumë se skuadra e tretë nga fundit në renditje dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm, vështirësitë do të jenë të mëdha dhe rreziqet e rënies do të bëhen gjithnjë e më reale.
Të dielën do të zhvillohet Tottenham-Leicester, një përplasje e vërtetë për mbijetesë dhe në rast të një humbjeje tjetër para tifozëve të tyre, Postecoglou do të shkarkohet.
Totteham tashmë ka filluar të kërkojë një trajner të ri të nivelit të lartë që mund të ndryshojë lojën dhe po shqyrton dy emra të njohur dhe shumë të vlerësuar.
Xavi Hernandez dhe Maurizio Sarri janë kandidatët kryesorë për të nënshkruar me Tottenhamin dhe për të tentuar të përmbysin situatën.
Drejtuesit tashmë kanë pasur diskutime pozitive me të dyja palët dhe do të duhet të vendosin për trajnerin më të mirë sipas karakteristikave të skuadrës aktuale.