Partizani barazoi me rezultatin 1-1 përballë Dinamos.
Të kuqtë barazuan me anë të Bintsukës në minutën e 92-të.
Sulmuesi i Partizanit deklaroi pas ndeshjes:
“Si fillim jam i lumtur që jam lojtari i ndeshjes. Do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën.
Ishte një ndeshje e vështirë, në do donim tre pikët po nuk është e lehtë.
Morëm vetëm një, por është e mirë për skuadrën dhe jam i lumtur.
Jam gati për gjithçka. Jam gati të jap maksimumin për skuadrën e të ndihmoj ekipin”, u shpreh Bintsuka.