Lideri i Superligës ngadhënjen në Therandë

- Gazeta e Prizrenit

Lideri i Superligës ngadhënjen në Therandë
Bashkimi vazhdon në formë të lartë, ku fitoi si mysafir ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 60:70 (11:21, 13:12, 20:18, 16:19), në javën e 19-të të ProCredit Superligës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Më i dalluari te vendasit ishte Malcolm Armstead me 22 pikë e katër kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jayveous Mckinnis me 19 pikë e 20 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e 11 humbje, kurse Bashkimi në vendin e parë ka 14 fitore e pesë humbje.


Read it all at Gazeta e Prizrenit