Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit

- Bota Sot

Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit

Sport Club Gjilani njofton angazhimin e futbollistit brazilian Matheus Alisson.

"Klubi ka arritur marrëveshjen me FC KEK-un për huazimin e futbollistit brazilian me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.

Alisson vjen pas një stinori fantastik të kaluar në klubin nga Obiliqi, derisa më parë ka qenë pjesë e disa klubeve nga vendi i tij i origjinës.

22 vjeçari luan në pozitën e anësorit të majtë dhe ka shënuar gjashtë goli në pjesën e parë të kampionatit.

Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit", ka njoftuar SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot