152 milionë euro shpenzime për një javë, Man City synon ta shpëtojë sezonin

- Bota Sot

152 milionë euro shpenzime për një javë, Man City synon ta shpëtojë sezonin

Omar Marmoush është futbollisti më i ri i Manchester Cityt.

Sulmuesi egjiptian, i lindur në vitin 1999 u largua nga Eintracht Frankfurt për t’u transferuar pak ditë më parë në “Etihad Stadium”.

Për të, klubi anglez i shpenzoi 75 milionë euro, njoftojnë mediat angleze, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi në super-formë kështu iu bashkua dy lojtarëve të tjerë, Victor Reis dhe Abdukodir Khusanov, të cilët i transferoi paraprakisht gjatë këtij muaji kampioni aktual anglez.

E në total, brenda një jave, City e ka arritur një shpenzim rekord prej 152 milionë eurosh.

Trajneri Pep Guardiola synon ta ndryshojë në mënyrë radikale fytyrën e skuadrës, e cila ishte dëshpëruese në pjesën e parë të sezonit.

City e pati një rrugëtim të zbehtë në Ligën e Kampionëve në fazën e ligës, ndërsa mbrëmë u mposht nga Paris Saint-Germaini, duke rrezikuar të mbetet jashtë fazës eliminuese.

As në Premierligë “Qytetarëve” s’po iu shkojnë punët aspak mirë. 



Read it all at Bota Sot