Bledi Shkëmbin e ndjek “fati i keq”

- Bota Sot

Bledi Shkëmbin e ndjek “fati i keq”

Tirana nuk po gjejnë qetësi me stadiumin për të luajtur ndeshjet si pritëse.

Bardheblutë këtë javë do të presin në shtëpi Elbasanin, duel i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

Pavarësisht se kryeqytetasit u rikthyen te fitorja në kampionat, sërish çështja e stadiumit mbetet një problem për ta. Dueli me Elbasanin është në “ajër" pasi nuk dihet se ku do të luhet kjo sfidë.

“Arena Kombëtare” po rinovohet dhe gjasat janë të vogla që Tirana të luajë si pritëse në kryeqytet. Opsioni më i mundshëm është Durrësi, por ka një tjetër problem, pasi Teuta do të presë Vllazninë në “Niko Dovana”.

Fillimisht duhet që mes klubeve të gjendet një dakortësi dhe më pas gjithçka të zyrtarizohet nga FSHF.

Vendimi pritet të merret sot dhe tashmë të gjithë tifozët bardheblu do të jenë sy e veshë nga FSHF për të mësuar se ku do të luajë skuadra e tyre e zemrës.



Read it all at Bota Sot