Në ndeshjen e fundit ta fazës së parë të Ligës së Kampionmëve, atë ndaj Monakos, skuadra e Interit do të ketë sërish disa mungesa të rëndësishme.
Një ndeshje e rëndësishme për zikaltërit, që synojnë kualifikimin direkt në turin tjetër, duke evituar ndeshjet “play off”.
Trajneri Simone Inzagi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Françesko Açerbi dhe mesfushorin Hakan Calhanoglu.
Të dy lojtarët kanë punuar veçmas (bashkë me ta edhe Korea, i cili është jashtë listës së Ligës së Kampionëve) dhe 36 orë para ndeshjes kundër francezëve, nuk kanë gjasa të luajnë.
Mesfushori turk ka si objektiv ndeshjen derbi të së dielës ndaj Milanit. Stafi mjekësor synonte që ai të luante të mërkurën, por trajneri Inzagi nuk dëshiron të rrezikojë. Vendin e tij pritet të zërë Asllani, që u la pushim në kampionat (luajti si zëvendësues i Zielinski).