Para nisjes drejt Brazilit: Juventusi janë tifozët, jo drejtuesit

- Bota Sot

Para nisjes drejt Brazilit: Juventusi janë tifozët, jo drejtuesit

“Në përgjithësi nuk kam gjëra për t’u penduar, edhe pse do të doja të përshëndesja ata që mbushin stadiumin. Juventusi janë tifozët, jo drejtuesit apo lojtarët”.

Kështu u shpreh ish-kapiteni i Juventusit, Danilo, ndërsa po merrte fluturimin nga Aeroporti i Torinos për të nisur aventurën e tij të re në Brazil, te Flamengo.

“Mos më pyesni mua, kam qenë gjithmonë i disponueshëm për ekipin, – ishte përgjigja e brazilianit ndaj atyre që e pyetën për arsyet e ndarjes me bardhezinjtë. – Në zgjedhjet e klubit dhe trajnerit nuk mund të ndikoj, nuk ishte zgjedhja ime. Kam dhënë gjithmonë maksimumin me Juventusin, ndaj e kam ndërgjegjen e pastër”.

Për kujtimet që do të marrë me vete: “Vetëm kujtime të bukura, gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë jam rritur si njeri. Juventusi do të ketë gjithmonë një tifoz më shumë, do ta mbaj mend këtë periudhë bardhezi si shumë të veçantë.

Pas humbjes kundër Maccabi Haifa (tetor 2022), kishim derbin dhe u rikthye bashkëpunimi ynë. Juventusi ka qenë gjithmonë një familje, tani kjo ndjenjë është paksa e humbur.

Projekte fantaziste? Besoj se të gjithë e kanë kuptuar për çfarë bëja fjalë, tani po largohem dhe gjithmonë do të jem tifoz i këtyre ngjyrave”.



Read it all at Bota Sot