Metë Çeku tregon pse ishte larguar nga Kosova, pengun e jetën së tij dhe çka i kishte dërguar Adem Jasharit përmes Rifat Jasharit

- Bota Sot

Metë Çeku tregon pse ishte larguar nga Kosova, pengun e jetën së tij dhe çka i kishte dërguar Adem Jasharit përmes Rifat Jasharit

E nisi karrierën e futbollit në vitet e 70-ta, në vitet kur kushtet nuk ishin sikur në ditët e sotme!

Kur kujton vitet e 80-ta, vitin 1991, ndalet pakëz e merr frymë thellë: “Eh, një gjeneratë e pafat”!

Është Metë Çeku, ish futbollist i dëshmuar, ish mbrojtës i majtë i dalluar dhe shumë herë me golat e tij linte në pozicion mat kundërshtarët. 

Metë Çeku

Metë Çeku, kontribues i madh në futboll, në çështje kombëtare dhe ka dërguar edhe armë përmes Rifat Jasharit Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

“E them me përgjegjësi, se në ato vite përmes Rifat Jasharit, kam dërguar armë për komandantin Adem Jashari”, kujton vitet 90-ta Metë Çeku. 

Metë Çeku - i pari ulur nga e majta me ekipin Kosova Munih gjatë viteve të 90-ta

Aktualisht është kryetar i Komisionit disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë në Federatën e Futbollit të Kosovës.  

“Bota sot”: Metë, si e sheh futbollin e Kosovës pas pranimit të FFK në UEFA më 3 maj të vitit 2016?

Metë Çeku, i pari djathtas me ekipin Ramiz Sadiku nga Prishtina në vitet e 80-ta

Metë Çeku: Në krahasim me vitin 1991 (nga gushti) kur ne kemi luajtur në pavarësimin e sportit të Kosovës nëpër ara e nëpër livadhe, është një avancim i mirë, infrastruktura ështër rritur dukshëm. 

Nëse me pyet: A mundesh me tepër? Mundem me tepër. Unë besoj që të ardhmen Kosova mundet me u kualifikuar. 
Duhet me punuar.

Është bërë një avancim i mirë me krahasim kur e kemi përfaqësuar futbollin nëpër ara.

Si kombëtare e re e Kosovës që nga nga viti 2018 kur kemi marrë pjesë e deri më sot, me qenë në Top 100 është sukses. 

Është krenari.

Kosova në rajon është ndër dy - tre vendet e para.

“Bota sot”: Nga Buduçnosti në Ramiz Sadik (viti 1983-1984), si e krahasoni atë periudhë me të tashmen, a ka qenë futbolli fizikisht më i fortë, teknikisht apo është tash?

Metë Çeku: Futbolli në atëkohë ka qenë më i fortë. Është dashur më shumë futbolli. 

Të vetmen kënaqësi e kemi pas fubollin. Unë kam pas fat në futboll, për faktin se i takoj tri gjeneratave, ashtu Zoti me ka shpërblye, kam qenë gjeneratë e Kristalit, me Enver Kelmendin, Xhevat Currin e shumë të tjerë. 

Në Ramiz Sadik kur kam ardhur, kam takuar një gjeneratë shumë të mirë, mirëpo me punë që u bë duke iu falënderuar trajnerëve Jakup Abrashit dhe Luan Prekazit me atë gjeneratën time, Ramiz Sadiku ka pas 6-7 lojtarë që kanë luajtur në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, duke u nisur nga Sunaj Keçi, Xhevdet Muriqi, Ramiz Budeci, Sahit Kelmendi, Fadil Berisha. Ramiz Krasniqi u kthye në fund të karrierës së tij, pastaj gjenerata e re Arbër Hasanxhekaj, Rexhep Fona, Ahmet Beselica e shumë të tjerë, duke iu falënderuar edhe kushteve, se vërtet kanë qenë shumë të mira. 

Pas lufte kam qenë sekretar i klubit Besa e Pejës, për tre vite kemi qenë kampionë, edhe aty kam takuar një gjeneratë të cilën kanë nisur sikur të rinj para lufte falë punëtorëve Sahit Kelmendit, Shefqet Sinanit, Shahin Haxhiislami, Ismet Ahmetit, Haki Locit, ku aty kemi gjetur një gjeneratë.

Kurse me ardhjen e birrarisë si sponsor gjeneral, ajo gjeneratë u poqë. 

Aty ka qenë tek ne Genc Hoxha, kurse ne kemi qenë tri vjet kampion radhazi. 

Tek ne ka qenë stadiumi i mbushur me shikues, që nuk mbahet mend, vetëm kur Buduçnosti ka hyrë në ligën e dytë në viti 1962 ka pas aq shumë shikues, pasi që në ndeshjen Besa - Vëllaznimi stadiumi ka qenë i mbushur sa nuk kishte vend as për gjilpër.

Edhe nga kjo gjeneratë kanë dalur shumë talente të mëdhenj që kanë luajtur në ligat evropiane, si Fatos Beqiraj, Ilir Nallbani, Fisnik Gashi, Krenar Vokshi, Bernard Berisha, Fisnik Papuqi, e shumë të tjerë.   

“Bota sot”: I kthehemi vitit 1991, vjeshtës, keni pasur pak ndeshje, gjithsej 4 në gjeneratën e sakrificës, pse u larguat aq shpejt nga Kosova?

Metë Çeku: Gjatë përfaqësimit në ndeshje e parë që e kemi luajtu në Llukar kundër Flamurtarit e cila kishte përfunduar me rezultat 1:1. Aty është një kuriozitet i rrallë, për herë të parë e kam humbur penalltinë si kapiten.

Ndeshjen e ka udhëhequr Skënder Berisha – Keti. Kurse me transport na ka dërguar Afrim Gashi me nofkën Sushica, edhe atë e falënderoj shumë.

Prej autobusit modern kemi kaluar në një tamiç i cili shiste e blente lopë.

Edhe aty kam luajtur gjatë sezonit të parë dhe aty ku morën vesh ekipi i Gragjanskit nga Prishtina (klub serb) se unë jam duke luajtur në pavarësimin e futbollit të Kosovës, ata me thanë ose duhet të luash me ne ose me lëshuar banesën.

Unë vendosa pas tre ditëve, e lëshova banesën dhe shkova në Turqi. Kam luajtur 6 muaj në Sakariyerspor. 
Atëherë jam kthye rnë Munih. 

Atëkohë ka qenë edhe Fadil Vokrri në Fenerbahce. Kështu që erdh një ditë që nuk kanë drejtë të luajnë shumë të huaj. Jam kthyer në Munih.

Në Munih kam jetuar 10 vite. Kam themeluar klubin futbollistik Kosova Munih. lshte klubi i parë ku është shkruar fjala shqip.

Ka qenë klubi i njohur Rilindja ku kemi marë pjesë në ativitete si në muzikë, sport edhe në këto aktivitete ka qenë Shoqata “Nëna Tereze” në krye me Azem Xhemën e shumë atdhetar tjerë, ka qenë Naim Gashi, si kryetar aktivi, Rifat Jashari, Xhevdet Basha etj.

“Bota sor”: Cili është pengu i jetës?

Metë Çeku: Me shpalljen e Kosovës Republikë, të gjtiha ëndërrat mu kanë realizuar.

Më vjen keq që në kohën e zenitit të karrierës mu ka dashur me luajt nëpër ara e livadhe, e me lëshu futbollin.

Vetëm të kisha pas edhe një kohë me shiju krenarinë e sotme, kur janë kushtet ideale. Me ka ndodhur shpesh në stërvitje mi vë dy gurë e me formu golin dhe me ushtruar. Kjo ishte jeta jonë e atyre viteve.
Atë e kam peng.

Shumë herë e kujtojmë vitin 1981 dhe e quajmë veten si gjeneratë e nemur. Kështu me arritjen me pavarësimin e Kosovës dhe pranimin në UEFA, shpirti im është i qetë. Kam një sugjerim të gjeneratat e reja, të luajnë dhe të punojnë, e ardhmja e tyre është se tash dalja në Evropë është shumë më lehtë se në kohën tonë. 

“Bota sot”: Cila ndeshje iu ka mbetur në kujtesë?

Metë Çeku: Si futbollist do të lidhem me kohën time në Prishtinë, me dy ndeshje.

Një më kujtohet ndeshja me Teteksin kur ka rënë borë, dhe kanë dashur që ndeshja të humbet me rezultat zyrtar 0:3. Unë si student me shokë e kemi organizuar dhe e kemi hequr borën në afat rekord, për fat të keq bora ka qenë shumë e butë por që e kemi hequr shpejt.  

Sikur sot më del para syve goli i të ndjerit Favzi Rama. E kemi mposhtur Tekeksin me rezultat 3:0.

Kjo është e para dhe e dyta ka qenë fundi i muajt si student, nuk i kisha para të mjaftueshme me nxjerr biletën, me pa ndeshjen Prishtina – Cërvena Zvezda e  Beogradit (2:1, 1 dhjetor 1986), por aty e kam shitur bonin e menzës e me ato paratë që i kam pas, e kam nxjerrë biletën. 

Aty u kanë atmosferë, aty jam shfrye. Shpesh them, sikur që të bashkohen Ulqini, Tetova, Çamëria, ajo atmosferë e gjeneratës së Prishtinës, kurrë nuk ka me u përsëritur.

Katër orë kam ndejtur në stadium para se me filluar ndeshja, 3-4 orë ka qenë stadiumi i mbushur plot, as gjilpëra nuk ka mundur me depërtuar. (Vijon)



Read it all at Bota Sot