Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e argumentuar këtë vendim me sulmin e fundit ndaj studentëve në Novi Sad.
Por, kjo dorëheqje po interpretohet si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj presidentit Alleksander Vuçiq.
Sipas analistit Jeton Halimi, dorëheqja e Vuçeviqit sinjalizon një krizë të thellë brenda pushtetit serb.
“Anija për të keq ka filluar për Vuçiqin. Ai është përballë një akti të kryer dhe i ka javët e numëruara”.
Tani pritet edhe eliminimi i Vuçiq”, tha Halimi, në studion e “Kosova Today”.