Komuniteti i pingpongut është në presionin e kuvendit zgjedhor që mbahet në ditën e fundit të muajit.
Cili do të jetë kryetar i ri, do të dihet më 31 janar!
Burimet tona mësojnë se në garë janë kryetari aktual Nehat Çitaku dhe kundërkandidat do të ketë Jeton Oruqin.
“Me 31 janar në Hotel Sirius, me fillim nga ora 17:00 do të mbahet kuvendi i rregullt zgjedhor i FPPK-së.
Gjatë këtij kuvendi do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe organeve drejtuese të FPPK-së të cilët do të udhëheqin federatën për periudhën e ardhshme, duke përcaktuar strategjinë dhe objektivat për zhvillimin e sportit të pingpongut”, bëhet e ditur nga FPPK.