Nehar Sadiki prezantohet te Igman Konjic

- Bota Sot

Nehar Sadiki prezantohet te Igman Konjic

Kumanovari Nehar Sadiki është prezantuar te skuadra boshnjake, Igman Konjic.

26 vjeçari në gjashtë muajt e fundit i ka kaluar në SKA Khabarovsk, në kategorinë e dytë të Rusisë. Pas pesë ndeshjeve të luajtura, lojtari u largua dhe nënshkroi një kontratë me Igman.

Ai tashmë i është bashkuar ekipit në përgatitjet dimërore, dhe që nesër pritet të paraqitet në miqësoren ndaj HSK Posusje.

Igman e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Premierligës së BeH në vendin e 10-të me 17 pikë, në kampionatin e përbërë nga 12 skuadra.

Sadiki gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e FK Rabotnicki, Milano Kumanovë, Euromilk GL, Renova, Borec Veles, si dhe për Erzenin nga Shqipëria dhe Hamrun nga Malta.



Read it all at Bota Sot