Asllani rikthehet titullar tek Interi në Champions

- Bota Sot

Asllani rikthehet titullar tek Interi në Champions

Kundër Monakos, Simone Inzaghi dhe Interi do të vazhdojë të bëjë pa shërbimet e Françesko Açerbit dhe Hakan Çalhanoglusë. Është ndeshja e fundit e kësaj faze në Champions, ku zikaltërve iu duhet një pikë për të siguruar kualifikimin.

Simone nuk do të rikuperojë as mbrojtësin qëndror dhe as mesfushorin turk.

Të dy kanë punuar veçmas (bashkë me ta edhe Korrea, i cili në fakt është jashtë listës Champions) dhe 48 orë larg ndeshjes kundër francezëve është e pamundur që t’i shohësh edhe në pankinë.

Nëse për Açerbin është shumë e vështirë që të bësh parashikime, për Çalhanoglunë objektivi i madh është rikthimi për derbin e të dielës kundër Milanit.

Shpresat e mëdha të Interit ishin që ta kishin lojtarin që të mërkurën në mbrëmje, por stafi mjekësor dhe teknik kërkon që të evitojë çdo rrezik. Janë duke ecur ditë pas dite dhe me kujdes. Ditën e djeshme Interi zbriti sërish në fushë duke kryer stërvitje në prag të ndeshjes kundër Monakos.

Ata që luajtën me Leçen bënë vetëm disa ushtrime pa ngarkesë. Inzagi do të jetë sërish në dilemën e vazhdueshme nëse do të duhet t’i besojë Zielinskit apo Asllanit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare sigurisht që e nis më i avantazhuar për shkak se nuk luajti në kampionat.

Trajneri Inzagi e vlerëson maksimalisht dhe tha se po mendonte që t’i jepte një fanellë titullari edhe kundër Leçes. Ndërkohë që në mbrojtje do të rikthehet Pavar dhe në të majtë Dimarko. Ndërkohë që në sulm do të jetë dyshja Lautaro dhe Turam.



Read it all at Bota Sot