Ish-ylli i YouTube, Jake Paul, pasi mundi Mike Tyson në një ndeshje boksi pak muaj më parë, ka konfirmuar duelin e tij të radhës, kësaj here kundër vëllait të tij, Logan Paul.
Të dy ata, prej kohësh kanë qenë viral në rrjet si dy yje të mëdhenj të YouTube, teksa më vonë të dy u angazhuan në boks.
Jake numëron 12 duele, nga të cilat 11 i ka fituar dhe ka humbur vetëm një, atë përballë Tommy Fury.
Pas kësaj, Logan vendosi të bashkohej me kompaninë e njohur të wrestling, WWE.
Sfidën e kanë konfirmuar që të dy vëllezërit, e cila do të zhvillohet më 27 mars.