Kompani i sigurt te Bajerni: Do të shkelim gazin, e kapim tetëshen në Champions

- Bota Sot

Kompani i sigurt te Bajerni: Do të shkelim gazin, e kapim tetëshen në Champions

Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, thotë se çdo gjë është e mundur, pavarësisht se skuadra e tij ka vetëm një shans të vogël për të përfunduar në tetëshen e parë të Ligës së Kampioneve përpara ndeshjes së tyre të fundit të ligës kundër Slovan Bratislavës në “Allianz Arena” të mërkurën.

Bajerni ndodhet në vendin e 15-të në fazën e re të ligës dhe duhet të mposhtë Slovan dhe shpreson që rezultatet e tjera të shkojnë në rrugën e tyre për të shmangur raundin e eliminimit të “play off-it” dhe për t’u kualifikuar direkt në 16-shen e fundit. “Ne po luajmë në shtëpi”, u tha Kompani gazetarëve të martën.

“Ky është një vend i veçantë për ne dhe këtu çdo gjë është e mundur… Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi atë që ndodh në ndeshjet e tjera, gjithçka ka të bëjë me performancën tonë. Nuk do të jetë problem deri vonë në lojë, dhe ndoshta do të marrim disa informacione se na duhen edhe një ose dy gola, atëherë mund të shkelim gazin në fund”. Gjashtë herë kampionët europianë kanë luftuar për qëndrueshmëri në Ligën e Kampioneve këtë sezon, veçanërisht jashtë shtëpisë, duke humbur në rrugë me Aston Vila, Barcelona dhe Fejnord.

MYLER – Tomas Myler këmbënguli se komentet e bëra nga shoku i tij i skuadrës Joshua Kimish se Bajern nuk ishte më një ekip i lartë ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

“Ajo që shikoni në tabelë, e di se çfarë donte të thoshte.

Ajo që është e bukur në futboll është se nuk keni nevojë të jeni një ekip i lartë në janar, por në maj. Ne e dimë forcën tonë, prandaj do tentojmë ti marrim më të mirën ndeshjen kundër Slovan Bratislavës. E kemi studiuar rivalin dhe jemi gati. Ky format i bën të paparashikueshme ndeshjet.

E qartë se jemi favoritë në letër. Na duhet të mbajmë të njëjtën konsistencë siç kemi ecur në Bundesligë.

Ka ndeshje në Ligën e Kampionëve që e kemi dominuar rivalin në çdo aspekt, por na ka munguar efikasiteti para porte. Ky problem duhet të marrë fund sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi rivalët sa vijnë e bëhen më të forcë në Champions. E kemi një shpresë për të mbërritur direkt në ‘top 8’, por të shohim, jo gjithçka varet nga ne”, përfundoi Tomas Myler.



Read it all at Bota Sot