Inter do të presë Monaco në “San Siro” në takimin e fundit në Champions League.
Skuadra zikaltër, thuajse e kualifikuar më tej, i mjafton një pikë, por asnjë nuk dëshiron të bëjë llogari dhe synojnë fitoren.
“Na konsiderojnë favoritë në Champions League por është shumë herët për ta thënë këtë gjë. Sot kemi një ndeshje të fundit për të hyrë në tetëshen më të mirë, që duam ta fitojmë”, tha mbrojtësi Benjamin Pavard.
Më tej, francezi shpalos objektivin e klubit: “Qëllimi është të arrijmë deri në fund, por pa ushtruar presion. Jemi të qetë, kemi lojtarë që përdorin të njëjtat mekanizma prej vitesh dhe mes tyre jam edhe unë që kam vetëm një vit këtu”.
“Monaco është një kundërshtar i fortë, por ne jemi përgatitur dhe do të japim gjithçka. për të fituar sot, pasi e dimë se sa rëndësi ka kjo fitore dhe kualifikimi direkt në fazën tjetër”, u shpreh Pavard për mediat.