Ukraina thotë se forcat e saj goditën me sukses një rafineri nafte në qytetin rus të Kstovës, rreth 800 kilometra nga vijat e frontit në Ukrainën lindore.
Katër dronë goditën një depo të kompanisë Lukoil, thanë mediat ukrainase, duke shtuar se objekti pësoi dëme të konsiderueshme.
Videot e postuara në mediat sociale treguan flakë të mëdha që ngriheshin mbi një objekt industrial.
Guvernatori rajonal Gleb Nikitin tha se mbetjet e dronit kishin rënë mbi zonën industriale dhe se nuk ishte raportuar për viktima në vendngjarje, shkruan BBC.