Federata Gjermane e Futbollit padit ish-presidentin e saj, pretendon 24 mln € si dëmshpërblim

- Bota Sot

Federata Gjermane e Futbollit padit ish-presidentin e saj, pretendon 24 mln € si dëmshpërblim

Sipas “Süddeutsche Zeitung” në Gjyakatën Rajonale të Frankfurtit është ngritur një padi nga ana e Federata Gjermane të Futbollit, e cila kërkon dëmshpërblim nga ish-funksionari i saj prej 24 milionë eurosh.

Ish-presidenti i Federatës, Teo Zvanziger, akuzohet se ka abuzuar me fondet e insitucionit që ka drejtuar. Në 2006-ën Federata Gjermane e Futbollit shpenzoi për një mbrëmje gala plot 6.7 milionë euro.

Kjo shifër në të vërtetë ka përfunduar në llogarinë e ish-shefit të Adidas, Robert Louis-Dreyfus, nga Komitetit Organizator të Kupës së Botës 2006 nëpërmjet FIFA-s.

Ky hap i bërë nga Federata Gjermane e Futbollit është i domosdoshëm pasi një pagesë e tillë ka lënë pasoja për këtë organ, të cilit iu hoq statusi i organizatës jo fitimprurëse në 2006-ën. Për këtë motiv humbjet e Federatës deri më tani llogariten deri në 22 milionë euro.



Read it all at Bota Sot