Italia mbetet në vendin e dytë, Spanja po afrohet

- Bota Sot

Italia mbetet në vendin e dytë, Spanja po afrohet

Italia po shfrytëzon në maksimum mundësinë për të çuar pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sezonin e kaluar, nga ky rregull përfitoi Bologna e Thiago Mottas, e renditur në vendin e pestë në Serie A.

Gjithçka varet nga renditja sezonale, e cila përditësohet pas çdo raundi, pas përfundimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, në pritje të përfundimit të saj në Europa League, Italia renditet në vendin e dytë, pas Anglisë.

Për të siguruar pjesëmarrjen e pesë ekipeve në garën më të madh evropian, është e nevojshme të ruhet një nga dy pozitat e para në këtë renditje.

Një fitore, dy barazime dhe dy humbje për pesë skuadrat italiane në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Champions League, në pritje të dueleve të Lazios dhe Romës në Europa League, i dhanë Spanjës mundësinë të rikuperojë disa pikë.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme i lejojnë Serie A-së të synojë sërish pesë përfaqësuese në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Në fazën tjetër të garave evropiane, nga shtatë ekipet italiane, vetëm Bologna nuk do të jetë e pranishme.

Kujtojmë se dy shtete që, në fund të sezonit, do të zënë dy vendet e para në renditjen UEFA do të kenë mundësinë të dërgojnë skuadrën e pestë të kampionatit të tyre në elitën e futbollit evropian.

Pikët në renditje llogariten duke mbledhur pikët e fituara nga çdo klub bazuar në rezultatet e ndeshjeve individuale, por edhe nga faktorë të tjerë. Shtohet 1.5 pikë në rast kualifikimi në 1/8 e finales (1 pikë për Europa League) dhe pikë të tjera të paracaktuara në bazë të pozicionimit përfundimtar në renditjen e përgjithshme.

Në total, një klub mund të grumbullojë maksimumi 29.5 pikë pas fazës së grupeve në Champions League, 23 pikë në Europa League dhe 20.5 pikë në Ligën e Konferencës.

Renditja aktuale e UEFA

1.Anglia – 20.000

2. Italia – 16.875

3. Spanja – 16.214

4. Gjermania – 14.359

5. Portugalia – 13.600

6. Franca – 13.428

7. Belgjika – 12.800



Read it all at Bota Sot