Kapiteni i Milanit, Mike Maignan, ka folur pas humbjes së kuqezinjve në Zagreb, e cila u kushtoi me eliminimin nga top-8 në Ligën e Kampionëve.
Milani të mërkurën mbrëma u mund nga Dinamo e Zagrebit (2-1), dhe tashmë kalimin në rundin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian duhet ta kërkojë përmes play-off-it.
“Kemi bërë një gabim. Ishte një ndeshje për t’u harruar dhe duhej të luajtur më mirë”, ka thënë Maignan.
“Morali është sigurisht i ulët, por duhet të reagojmë menjëherë duke pasur parasysh sfidën që na pret. Nuk mund të dorëzohemi, ne jemi Milani!”.
“Donim të bënim më mirë, por nuk ka kuptim të rrëzohemi. Nuk duhet të dorëzohemi”, ka theksuar ai.