Amir Rrahmani drejt largimit nga Napoli, gazetari italian zbulon pasuesin e tij!
Amir Rrahmani është gati ti japë lamtumirën Napolit në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga gazetari i “Il Roma” Xhovani Skoto. Sipas tij, kapiteni i kombëtares së Kosovës ka marrë oferta nga disa klube dhe në verë është koha e duhur që të shitet nga napolitaët.
Zëvendësuesi i mundshëm i 31-vjeçarit është mbrojtësi i Italisë, Pieto Komuzo.
Ai është pothuajse lojtar i axurrëve pasi kanë arritur marrëveshjen me Fiorentinën për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë euro me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë euro.