Tifozët e Atalantas bëhen viralë shkaku i pankartës thumbuese

- Bota Sot

Tifozët e Atalantas bëhen viralë shkaku i pankartës thumbuese

Barcelona kaloi në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve, duke përfunduar fazën e ligës me një barazim 2-2 kundër Atalantës në “Montjuic” të mërkurën mbrëma. Ka qenë një natë relativisht e relaksuar për Blaugranët, por ishin paksa të shqetësuar nga tifozët mysafirë nga Italia.

Një pjesë e zhurmshme prej 3,000 tifozësh të Atalantës u dëgjuan gjatë gjithë lojës në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’, duke krijuar shumë atmosferë në kryeqytetin katalunas.

Megjithatë në internet ishte një nga pankartat e tyre që po bën bujë, pasi ishte fotografuar nga Diario AS.

“Barca Trident: borxhe, kredi, garanci”, ishte pankarta e mbajtur nga tifozët mysafirë, duke iu referuar situatës së lëkundur financiare në klubin katalunas.

Sigurisht që ekziston një perceptim në rritje, veçanërisht në Spanjë, por edhe në të gjithë Evropën, se Barcelona ka qenë në gjendje të kapërcejë rregullat financiare.

Aktualisht klubi është në borxh në shumën prej më shumë se 1.5 miliard euro dhe duke përfshirë koston e projektit të Espai Barca, ky borxh rritet në mbi 3 miliardë euro.

Pavarësisht se ka tejkaluar kufirin e pagave të tyre (deri në këtë janar) për dy vjet, Barcelona ka arritur të nënshkruajë Dani Olmo për 55 milionë euro nga RB Leipzig.

Regjistrimi i Olmos këtë muaj ngjalli pakënaqësinë e klubeve të tjera, duke përfshirë Sevillan, Athletic Bilbaon dhe Atletico Madridin që thuhet se lobojnë në La Liga dhe RFEF për të refuzuar regjistrimin e Olmos nga Barcelona.



Read it all at Bota Sot